Shėnimi i Fundit - Shkruajtur nga: Nardi - Mėrkurrė, 17 Shtator 2014 17:21
Pershendetje cuna.
 
 
Reply to this topicStart new topic
> Ismet Bellova, “bilbili” i radiokronikės sportive shqiptare
123456
post Jun 28 2009, 06:25 PM
Post #1


Moderator
Group Icon

Group: super moderator
Posts: 1,880
Joined: 15-May 06
Member No.: 436
klienti BT: bit tornado
klienti p2p: limewire
Vendndodhia: albania
Gjinia: Mashkull



Ismet Bellova, “bilbili” i radiokronikės sportive shqiptare


Autori: editor
Data: 27/06/2009


Ismet Bellova ėshtė njė nga kuadrot e shquar tė sportit shqiptar. Ai pėrfaqėson njė emėr tė mirėnjohur, tė nderuar e tė respektuar, me njė simpati e popullaritet, pėr t’u patur zili dhe pėr t’u admiruar.

Duke patur njė pėrvojė tė gjatė pune dhe jete, Ismet Bellova ėshtė shkrirė pėr kėtė vend e pėr sportin e vet, duke falur vitet mė tė bukura tė jetės, tėrė forcat dhe energjitė e tij.

Me veprimtarinė e gjithanshme e tė shumėllojshme – mėsues e trajner, organizator e drejtues, gazetar, publicist e propagandist, shkencėtar e komentator – ai ka dhėnė njė kontribut tepėr tė ēmuar nė tė mirė tė sportit shqiptar. Gama e gjerė e punės dhe e aktivitetit tė Bellovės, ka krijuar njė bilanc tė pasur, plot arritje e suksese tė mėdha, duke i dhėnė shumė nder e dinjitet dhe duke e renditur midis njerėzve tė shquar tė sportit shqiptar, madje, nė fusha e zhanre krejt tė veēantė, siē janė p.sh. gazetaria sportive, propaganda sportive, mikrofoni sportiv e ndonjė drejtim tjetėr, ku Bellova ėshtė njė “rekordmen” i vėrtetė dhe ka shkruar histori tė bukura e legjenda tė mrekullueshme!

Nė sportin shqiptar janė njohur shumė figura tė ndritura dhe emra tė nderuar nė fusha dhe drejtime tė ndryshme, duke filluar nga kuadrot e kėtij sektori, ku hyjnė mėsuesit, trajnerėt, specialistėt, organizatorėt e drejtuesit, punonjėsit e administratės sportive etj. dhe pėr tė vazhduar me interpretėt kryesorė apo protagonistėt e kėsaj fushe, qė janė mjeshtrat e mėdhenj e tė nderuar tė sportit, kampionėt e rekordmenėt. Ėshtė krenaria e sportit tonė.

Ismet Bellova e, bile, edhe bashkėshortja, Bukuroshja, njė nga legjendat e basketbollit tonė, ėshtė dekoruar me medalionin “Nderi i Sportit Shqiptar”, me tė cilin janė nderuar kuadrot dhe sportistėt mė tė lavdishėm tė vendit nė vite.





“P a s a p o r t a”



Emri: Ismet

Mbiemri: Bellova

Datėlindja: 01 Qershor 1934

Arsimi: I lartė

Profesioni: Mėsues, nėpunės

Dekorata e medalje: “Mėsues i Popullit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhėri

Olimpik”, Urdhėri i Artė “Naim Frashėri”, Urdhėri “Naim Frashėri” i Klasit I,

Urdhėri i Punės i Klasit I, Dy herė fitues i Ēmimit “Anton Mazreku”, “Mirėnjohja e Tiranės” etj.

Detyra shtetėrore: Mėsues nė shkollė, gazetar te “Sporti Popullor”, pėrgjegjės i

Sektorit tė Propagandės nė KKFS, punonjės shkencor nė QKSHS

Detyra shoqėrore: Sekretar i Pėrgjithshėm i Kėshillit Kombėtar tė Sporteve; kryetar i Komitetit Kombėtar tė Telorancės e Fair Play-it; anėtar i kryesive tė federatave shqiptare

tė futbollit dhe atletikės; anėtar i KE, Drejtor Nacional dhe President i Olimpikut Special
Shqiptar; anėtar kolegjumi nė gazetėn “Sporti Popullor” dhe nė Buletinin “Kultura Fizike dhe Sporti”; zėdhėnės nė FSHF dhe kryetar i Kėshillit Botues tė Revistės “Futbolli” e i Buletinit tė saj; anėtar i Kėshillit tė Administrimit nė AEFS

Botime: Qindra e mijėra artikuj, reportazhe, korrespondenca, profile, skenare e tekste pėr shfaqje e manifestime sportive dhe libra me tematikė tė ndryshme si “Tė mėsojmė notin”, “Fjalor i termave sportivė”, “Eurofit”, “Portierė tė mėdhenj”, “Dibra Sportive”, “Sport e Miqėsi” etj.

Hoby: Letėrsia, muzika, teatri

Shenja zodiake: Binjakėt




Njeri i dashur e popullor

Gjatė gjithė jetės dhe punės sė tij, Ismet Bellova ėshtė dalluar pėr njė varg cilėsish e virtytesh, nga mė tė lartat, pėr njeriun e thjeshtė e punėtor. Ai ka fituar zemrat e mijėra e mijėra njerėzve, duke u bėrė tejet i dashur e popullor, me njė reputacion tė admirueshėm nė mbarė vendin e mė gjerė.

E kush nuk e ka njohur Ismetin?

Ai i ka rėnė Shqipėrisė qark e tėrthor dhe ka shkelur nė ēdo pėllėmbė tė tokės sė saj – qė nga maja e Korabit legjendar e deri nė Butrint. Liqenet piktoreskė tė Lurės, lugina e Valbonės sė kristaltė, Thethi dhe Alpet e larta; zemra e Atdheut e vendet e bukura tė Shqipėrisė sė Mesme, ku janė edhe 84 liqenet e mahnitshėm tė Dumresė ėndėrr tė Sami Frashėrit; pastaj, bregdeti e Riviera jonė perlė, nga Velipoja, Shėngjini, Durrėsi, Divjaka, Vlora, Himara e Saranda turistike e qė andej, duke dalė nė Beratin e lashtė tė njėmbinjė dritareve, ku Baba-Tomorri hijerėndė, vėshtron gjithė Shqipėrinė, si nė pėllėmbė tė dorės, duke pėrfunduar nė Pogradecin e Liqenit e tė asgushit, pas tė cilit vjen Korēa plakė, me bukuritė dhe pasuritė e saj natyrore – kanė pėrbėrė kurdoherė “objekte” tė preferuara dhe frymėzuese pėr Ismetin. Nė kėto vise e nė tė gjithė vendin Bellova ka gjetur kurdoherė ngrohtėsinė, mirėsinė, miqėsinė dhe shoqėrinė e mrekullueshme, duke “regjistruar” kujtime tė bukura e tė paharruara. Emri i tij ėshtė i nderuar e i respektuar anembanė Atdheut e mė gjerė. Kudo ai ka fituar zemrat, respektin dhe simpatinė e mijėra qytetarėve tė vendit dhe, sidomos, tė sportdashėsve anembanė Shqipėrisė, duke u njohur si njeri mjaft i dashur e popullor.

Nga stadiumet e kryeqytetit Bellova i ka folur gjithė Shqipėrisė dhe ka pėrcjellė emocionet e mėdha tė ekipeve dhe sportistėve tė tyre tek mijėra e mijėra sportdashės. Po kėshtu ai ka transmetuar edhe nga qytetet e vendit dhe ka zhvilluar biseda tė ngrohta e tė bukura me tematikė sportive nė pallatet e sportit e tė kulturės, ku ėshtė pritur me pėrzemėrsi dhe u ka dhėnė kėnaqėsi tė madhe e tė papėrshkruar mijėra njerėzve e, sidomos, tė rinjve dhe tė rejave, duke fituar zemrat e tyre.



Fėmijėria dhe dashuria pėr sportin



Ashtu si gjithė tė tjerėve, edhe Ismetit dashuria pėr sportin i ka lindur qysh nė fėmijėrinė e tij. Qė kur ishte i vogėl kanė spikatur tek ai njė varg cilėsish tė bukura fizike. Qė atėherė ēamaroku i vogėl vraponte shpejt e kėrcente lart, duke dalė fitues me moshatarėt e vet, thuajse, nė tė gjithė sprintet dhe “duelet sportive”. Orė tė tėra luante me shokėt e disa herė harronte qė tė mblidhej nė shtėpi. Lojėrat me topa lecke dhe vrapimet nė distanca tė shkurtėra e kėrcimet nė gjatėsi i pėlqenin mė shumė se ēdo gjė tjetėr dhe i merrnin kohėn mė tė madhe tė ditės. Nė vapėn pėrvėluese notonte e bėnte gara noti e kėrcimesh nė ujė te “Vija e Galipit”, pranė shtėpisė sė Mjeshtres sė paharruar tė notit tonė, Makbule Llagamit e vėllaut tė saj, Sabriut (sot karshi Spitalit “Nėnė Tereza”). Jo rrallė, sė bashku me shokėt, shkonin te “Ura e Brarit”, ku kalonin ēaste tepėr tė gėzueshme e tė njė kėnaqėsie tė veēantė. Nė moshėn e vegjėlisė Ismeti ka pėlqyer shumė ndeshjet e futbollit, qė zhvilloheshin nė Tiranė e, sidomos, ato tė “Shprefesė” sė famshme e tė skuadrave tė tjera, qė i ka ndjekur me interesim tė madh. Tė paharruara nė kujtesėn e tij kanė mbetur edhe Lojėrat Ballkanike tė Tetorit tė 1946-s , gjatė tė cilave “voglushi” i atėhershėm mbajti mbi kurrizin e njomė shirat e rrėmbyeshėm tė atyre ditėve entuziaste. Nė vitet e vegjėlisė Ismeti ka treguar dėshirė pėr tė lexuar e dėgjuar pėr sportin. Qė atėherė ka lexuar gazetėn “Sporti” e shpejt ėshtė bėrė edhe bashkėpunėtor i saj. Gjithashtu nė moshė fare tė re ka ėndėrruar pėr t’u bėrė gazetar dhe komentator sportiv. Pėr t’u shėnuar dhe tepėr sinjifikativ ėshtė fakti se, qysh nė moshė fare tė re, ai ka nisur tė mbledhė e tė koleksionojė gazetėn “Sporti Popullor”, duke e ruajtur pėr shumė vite dhe duke filluar tė krijojė edhe njė fare “arkivi personal”.







Nxėnės i shkėlqyer, djalosh i shkathėt

Pasioni, dėshirat dhe ėndrrat e Ismetit janė realizuar me shpejtėsi dhe, thuajse, me pėrpikmėri. Nuk ka vonuar dhe njė ditė ka ardhur ēasti qė tė ulet nė bangat e Shkollės sė Fizkulturės dhe tė nisė mėsimet, pėr t’u bėrė kuadėr i fushės sė sporteve – mėsues i edukimit fizik. Dhe kjo ngjarje e bukur dhe e shėnuar nė jetėn e tij, padyshim, e ka gėzuar sė tepėrmi, duke ia ndezur dashurinė dhe pasionin pėr sportet akoma mė shumė e mė me zjarr. Nė shkollė cilėsitė e bukura tė Ismetit kanė spikatur edhe mė me forcė e janė zhvilluar edhe mė tej. Ai ėshtė dalluar gjatė gjithė periudhės sė mėsimeve pėr ecurinė e mbarė dhe rezultatet e shkėlqyera e tė gjithanshme. Vazhdimisht e kurdoherė ka rėnė nė sy jo vetėm si njė nxėnės i mirė, por edhe si njė veprimtar shoqėror tepėr aktiv; njė djalosh i shkathtėt e energjik. Kudo, qė janė zhvilluar aktivitete kulturore e letrare, artistike e sportive, ka rėnė nė sy pjesėmarrja dhe kontributi i tij. Ai ėshtė treguar gjithmonė njė aktivist i shquar i rinisė e pjesėmarrės nė aksionet e saj; valltar e recitues i talentuar, anėtar e drejtues i rrethit letrar tė shkollės, i udhėhequr nga emra tė tillė si Kolė Jakova, Nexhat Hakiu, Filip Ndocaj e Lumnije Radovicka – Anamali. Pėrsa u pėrket garave e ndeshjeve sportive ishte i “kudondodhur”: a e do nė futboll, me tė paharruarin Kolec Kraja; apo me Stavri Lubonjėn, Stavri Tolen, Kosta Koēėn, Maqo Prodanin, Fatbardh Deliallisin, Esat Beliun, Hasan Behushin, Ilia Shuken, Eqerem Kushtėn, Bejkush Birēen e Skėnder Ibrahimin me shokė; nė lojėrat sportive (basketboll, volejboll e hendboll) me tė paharruarit Pėllumb Pelivani e Andon Kona; me Vangjel Kojėn, Niko Panin e Niko Milen; nė atletikė, not, pingpong, shah etj.

Bellova ėshtė shquar pėr gjithanshmėrinė dhe aktivitetin e tij qė nė moshėn e re, duke spikatur e shkėlqyer, nė mėnyrė tė veēantė, nė vitet e rinisė shkollore.



MĖSUES PASIONANT E I PALODHUR



Edhe dėshira e pasioni, pėr t’u bėrė njė mėsues i mirė i edukimit fizik, ėshtė plotėsuar me sukses. Sapo ka pėrfunduar mėsimet e shkollės sė mesme, Bellova ėshtė emėruar mėsues i edukimit fizik nė Gjimnazin “Qemal Stafa”, nė kryeqytet. Mirėpo, pa filluar punėn, i ėshtė komunikuar emėrimi nė postin e kryetarit tė komitetit tė fizkulturės e sporteve nė ish-Qarkun e Dibrės, ku ėshtė paraqitur menjėherė nė detyrėn e re dhe ka nisur punėn plot vrull e dinamizėm. Pa pritur e pa kujtuar, njė ditė Shefi i arsimit tė Qarkut, “Mėsuesi i Popullit” Selim Alliu – njė nga figurat e ndritura tė Dibrės, i thotė se “duhej tė jepte edhe mėsimin e edukimit fizik nė shkollėn e mesme pedagogjike”. Kėshtu qė djaloshi i ri Ismet Bellova, bashkė me detyrėn e pėrgjegjėsit tė fizkulturės nė Qark, ka filluar edhe punėn e mėsuesit, duke realizuar kėshtu njė ėndėrr tė bukur e tė kahershme. Ishin ditė tė njė pune entuziaste dhe tė njė vrulli tė pandalshėm, ku ishte pėrfshirė gjithė vendi. Edhe Dibra e, padyshim, edhe Ismeti. Mėsuesi i ri punonte me energji tė pashterrshme dhe sa nuk ka fluturuar nga gėzimi. Shpejt ai ka fituar zemrat e nxėnėsve dhe tė kolegėve e drejtuesve tė shkollės. Tė gjithė e donin dhe e respektonin pa masė. Pra “starti” i mėsuesisė ėshtė bėrė nė Dibėr, kurse “shkėlqimi” dhe “finishi” janė bėrė nė Tiranė, ku Ismeti ka patur fatin dhe nderin tė punojė nė dy shkolla me emėr e plot tradita, tė cilat kanė shkėlqyer, veēanėrisht, nė edukimin fizik, si “vatra tė vėrteta sportive”, a thua se ishin “shkolla fizkulture” dhe jo pė profilet qė kishin! Afro njė dekadė Ismeti ka punuar nė Shkollėn e mesme Ushtarake “Skėnderbej” e, pastaj, pėrmbi 12 vjet, nė Shkollėn e mesme Industriale (Teknikja e famshme e Fultzit). Nė tė dyja kėto shkolla Bellova ka bėrė njė punė tejet pasionante e tė palodhur. Si “begsat”, ashtu dhe “teknikasit” (apo “polikumsat”) janė shquar pėr kotributin e tyre tė madh, nė dobi tė sportit shqiptar, tė cilit i kanė dhėnė dhjetra e qindra rekordmenė e kampionė kombėtarė, mjeshtra tė mėdhenj e tė njohur nė tė gjithė vendin e mė gjerė, duke pėrfshirė kėtu edhe emra tė tillė si Riza Lushta, Perlat Musta, Shkėlqim Muēa, Mirel Josa, Pavllo Mihali, Abedin Lame, Isa Tare, Mirian Hakani, Rami Sadushi, Et’hem Ibrahimi, Muharrem Berisha, etj.

Nuk ka dyshim se nė rezultatet dhe sukseset e kėtyre dy shkollave nė fushėn e edukimit fizik, kulturės fizike dhe sporteve ka spikatur kurdoherė dora dhe mendja e Bellovės, qė sė bashku me kolegėt e vet, kanė bėrė njė punė tė madhe e tė admirueshme, duke lėnė gjurmė tė pashlyeshme. Dhe ėshtė kjo punė titanike, qė ka vlerėsuar punėn e madhe dhe kontributin e ēmuar tė z. Ismet Bellova, duke e nderuar atė me titullin mė tė lartė “Mėsues i Popullit”, me tė cilin ai ėshtė dekoruar, me dekret tė posaēėm nga Presidenti i Republikės, nė vitin 1995.



Drejtues i aftė e punėtor

Pėrveē mėsuesisė, nė vitet e para tė jetės sportive dhe tė punės sė tij, Ismeti ka punuar edhe si drejtues i Komitetit tė Kulturės Fizike e Sporteve nė ish-Qarkun e Dibrės. Atėherė “kryetari i sporteve” tė qarkut ishte fare i ri e sapo i kishte mbushur tė 18 pranverat. Pėrpos kėsaj vėshtirėsitė ishin tė shumta e tė mėdha, aq mė tepėr nė Dibėr e nė krahinat e tjera malore. Por djaloshi energjik as qė ka dashur t’ua dijė vėshtirėsive. Pėrkundrazi ka pėrveshur llėrėt dhe ia ka nisur punės plot vrull e entusiazėm. Hapi i parė, qė ėshtė bėrė, ka qenė krijimi i ekipeve sportive nė shkolla, qendra pune e fshatra, sa nė Peshkopi e Burrel, aq edhe nė qendra e qyteza tė tjera si dhe fillimi i punės pėrgatitore me to. Pastaj ėshtė kaluar nė organizimin e veprimtarive tė ndryshme sportive brenda ēdo rrethi dhe midis tyre. Njė kujdes i veēantė u ėshtė kushtuar aktiviteteve masive si vrapimeve nė natyrė, ekskursioneve e marshimeve. Mijėra fėmijė, nxėnės, tė rinj e tė reja, punėtorė e fshatarė kanė vėrshuar nėpėr gara e ndeshje dhe shpejt jeta sportive nė Dibėr ėshtė gjallėruar sė tepėrmi. Kulmi ka arritur nė vitin 1954, kur Qarku i Dibrės ka zėnė vendin e parė nė marshimet e vjeshtės dhe ėshtė nderuar me Trofeun e Republikės. E, nė kėto suksese Ismeti ka meritėn e padiskutueshme, sepse puna dhe kontributi i tij kanė qenė tė njė niveli tepėr tė lartė. Kurdoherė ai ėshtė ndodhur nė krye tė detyrės, duke mos kursyer kurrė energjitė dhe forcat e tij djaloshare. Kėshtu Dibra jo vetėm se i ka dhėnė kėnaqėsi e sodisfaksion tė madh, por edhe e ka formuar e kalitur si kuadėr, me perspektivė e cilėsi tė larta e tė mrekullueshme. Duke thelluar e rritur vazhdimisht njohuritė dhe nivelin e tij teknik e profesional, Bellova ka ardhur duke u formuar e kompletuar gjithnjė e mė shumė, si njė kuadėr i pėrgatitur dhe i aftė, pėr tė kryer me nder e dinjitet tė gjitha detyrat e ngarkuara.



Kryetrajner e trajner shumėsportesh…

Nė Dibėr Bellova nuk ka qėndruar gjatė, sepse ėshtė larguar fill pas dy vjetėsh, pėr tė kryer shėrbimin ushtarak nė qytetin e Korēės.

Nė ushtri Ismeti ėshtė ngarkuar me pėrgatitjen e ekipeve sportive tė garnizoneve tė Korēės dhe Elbasanit pėr spartakiadat midis njėsive e reparteve ushtarake, qė zhvilloheshin asokohe anembanė vendit. Dhe i ka takuar qė tė drejtojė teknikisht disa ekipe nė lloje tė ndryshme sporti, duke filluar me boksin, mundjen e peshėngritjen, nė dimėr, pėr tė vazhduar nė verė me lojėrat (futboll, basketboll e volejboll), atletikė e gjimnastikė dhe not e sporte uji. Nė kėto rrethana i ėshtė dashur qė t’i pėrvishet njė pune tė veēantė e tė kualifikuar teknike, por edhe tė lodhshme e tė gjithanshme.

Pas largimit nga Korēa, ka ardhur nė Klubin Sportiv “Partizani”, nė fillim si trajner i ekipit tė atletikės, duke stėrvitur vrapuesit e distancave tė mesme e tė gjata, maratonistėt e ata tė ecjes sportive si dhe kėrcyesit nė gjatėsi e lartėsi. Mė vonė ka zėvendėsuar mjeshtrin e mirėnjohur Dilaver Toptani nė detyrėn e kryetrajnerit tė klubit. Nė saje tė punės sė mirė organizuese dhe nėn drejtimin e Ismetit me shokė, “Partizani” ka fituar ato vite, thuajse, tėrė kampionatet kombėtare tė atletikės dhe i ka dhuruar Atdheut e sportit shqiptar rekorde e rezultate tė larta. Duke punuar nė Shkollėn “Skėnderbej”, atij i ėshtė dashur tė stėrvisė e drejtojė edhe gjithė ekipet e tė rinjve tė klubit “Partizani”, tė pėrbėrė, thuajse, krejtėsisht nga nxėnėsit e shkollės. E kėtė punė mėsuesi dhe trajneri i palodhur “e ka qarė me lot”, duke e kurorėzuar vetėm me fitore e sukses tė plotė. Ekipet dhe sportistėt e shkollės kanė fituar shumė tituj e trofe nderi nė sa e sa veprimtari kombėtare tė moshatarėve tė tyre dhe kanė bėrė njė figurė shumė tė mirė. Detyrėn e trajnerit Bellova e ka kryer edhe nė Dibėr e nė Shkollėn Teknike e, madje, nė disa lloje sporti, duke demonstruar nivel tė lartė profesional, teknik, pedagogjik e shkencor.


Organizator “i prerė” e “i lindur”

Ismet Bellova ėshtė njohur edhe si njė organizator i aftė e i talentuar nė lėmin e sporteve, duke marrė pėrsipėr njė varg veprimtarish tė niveleve nga mė tė ndryshmit – kombėtare e ndėrkombėtare.

Nuk mund tė harrohen kurrsesi disa spartakiada kombėtare, kampionate e kupa, bile, edhe tė nivelit tė lartė, si kampionate ballkanike e europiane, takime ndėrkombėtare etj., ku Ismeti ėshtė vėnė nė ballė tė punės dhe ėshtė ngarkuar me detyra tė shumta e delikate, tė cilat i ka kryer me nder e sukses tė plotė. Nė aksionet e mėdha sportive ka shkėlqyer talenti i tij si organizator e krijues, “i prerė” e i “lindur” pėr gjėra tė bukura e spektakolare.

Qė kur ishte nė bangat e shkollės, Bellova ka shfaqur dhunti e cilėsi pozitive nė lėmin organizativ e propagandistik, duke u aktivizuar nėpėr kampionate e veprimtari tė ndryshme dhe duke spikatur pėr talentin e tij. Kampionati ballkanik i basketbollit, qė ėshtė zhvilluar nė vendin tonė, nė dhjetor tė vitit 1965, ka qenė ndėr provat e tij mė tė suksesshme. Gjatė ditėve tė kėsaj veprimtarie ai ėshtė dalluar pėr punėn e mirė e tė ndėrgjegjshme, si njė organizator e propagandist i aftė e i talentuar dhe me mjaft perspective. Ballkaniada e basketbollit ka ēelur “shtigje” tė reja pėr djaloshin energjik dhe e ka evidentuar atė pėr veprimtari tė tjera nė tė ardhmen. Kėsisoj, nė “skenėn” e sportit shqiptar tani ėshte ngjitur njė “aktor” i ri dhe tepėr interesant.. Dhe jeta e ka vėrtetuar plotėsisht njė gjė tė tillė. Ismet Bellova ėshtė njohur, pa diskutim, si njė organizator i talentuar.





Propagandist i rrallė e i nivelit tė lartė

Nė veprimtaritė e ndryshme kombėtare e ndėrkombėtare tė sportit tonė, pėrmbi njė gjysmėshekulli, vazhdimisht ėshtė parė njė “fytyrė” gjithnjė e mė e njohur dhe ka ushtuar njė zė pėrherė e mė i fuqishėm.

Ky njeri ka informuar tė pranishmit, ka prezantuar protagonistėt, ka dhėnė rezultate e statistika dhe ka “ndėrlidhur” sportistėt me spektatorėt. Ka qenė, si tė thuash, “ambassador” i sportit nė opinionin publik dhe, anasjelltas”, i opinionit publik nė sport.

Dhe e ka bėrė kėtė “punė” pėr vite e vite me radhė. Madje jo vetėm nė njė sport, por nė disa prej tyre. Nė pistat dhe pedanat e atletikės u ka dhėnė jetė e gjallėri garave, duke i nxitur e frymėzuar konkurrentėt pėr rezultate sa mė larta dhe duke bėrė pėr vete sa e sa dashamirės. Po kėshtu ka vepruar ai edhe nė ndeshjet e basketbollit e volejbollit, mundjes e boksit si dhe nė garat e notit, gjimnastikės, peshėngritjes etj. Zėri i tij ėshtė dėgjuar gjithmonė me ėndje e kėnaqėsi tė madhe dhe ka ngjallur vemendje e interesim tė posaēėm si dhe ka patur peshė e ndikim kurdoherė pozitiv te sportdashėsit.

Pa e tepruar, mund tė thuhet se Bellova ka mbetur original e i veēantė edhe nė fushėn e propagandės sportive, pėr tė mos thėnė: i papėrsėritshėm! Do tė kalojnė vite dhe ai do tė kujtohet kurdoherė me respekt tė madh, si njė propagandist i rrallė dhe i nivelit tė lartė.



Gazetar e publicist i mirėnjohur

Pasioni pėr gazetarinė te Ismeti ka lindur qė nė moshė fare tė re, atėherė kur ishte vetėm 14 vjeē. Pikėrisht asokohe ai ka nisur bashkėpunimin me gazetat “Sporti” e “Pionieri” dhe ka shkruar informacionet e para kushtuar disa veprimtarive sportive nė shkollė. “Korrespondenti vullnetar”, siē quhej atėherė bashkėpunėtori i gazetave e revistave tė kohės dhe qė paraqitej me emėr apo me siglėn “Korresp.vullnetar”, u dashurua e u nxit edhe mė shumė pas sportit e gazetarisė, duke ėndėrruar pėr t’u bėrė njė gazetar i mirė sportiv. Ndėrkaq, jeta dhe koha kanė punuar nė favorin e tij, duke ia plotėsuar ėndrrat dhe dėshirat rinore. Nė vitin 1950 Bellova ka hedhur hapat e parė nė gazetarinė sportive dhe dalėngadalė ka nisur tė afirmohet nė shtypin e masmedian e kufizuar dhe tė hermetizuar tė kohės. Informacione, artikuj, korrespondenca e reportazhe pėr veprimtari e probleme tė ndryshme tė sportit tonė janė botuar herėpashere nėpėr faqet e shtypit tė atėhershėm e, sidomos, tek “Sporti Popullor” (sot “Sporti Shqiptar”) me siglat Korresp.i “Sportit Popullor”, me emrin e mbiemrin e tij apo dhe me inicialet I.Bellova, Ib etj. Disa vite mė vonė emri i tij ėshtė bėrė i njohur nė tė katėr anėt e vendit dhe Ismeti ėshtė renditur paskėtaj midis gazetarėve tė shquar sportivė shqiptarė. Bile mjaft shkrime janė njohur edhe nga stili i veēantė i tij, gjuha e pastėr dhe e rrjedhshme si dhe nga mendimi i shėndoshė e kompetenca tekniko-profesionale.



Legjenda e mikrofonit shqiptar

Nė Shqipėri ėshtė i njohur fakti qė Ismet Bellova ėshtė nxėnėsi, pasardhėsi, kolegu dhe miku mė i mirė e mė i vjetėr i Anton Mazrekut. Pas tij ai figuron si njė nga pionierėt e parė tė mikrofonit sportiv tek ne, madje, me njė kohė dhe kontribut “rekord” prej afro 60 vjetėsh - sa askush tjetėr nė botė dhe, mbase, njė rast i rrallė e unikal, njė objekt e subjekt i bukur pėr Librin Ginnes. Mbi 70 vjet mė parė dhe pikėrisht mė 1 shtator tė vitit 1938, zėri i ėmbėl e melodioz i Anton Mazrekut kishte buēitur nga mikrofoni i Radio Tiranės, pėrmes njė ndeshjeje futbolli midis SK Tiranės dhe Kavallės sė Greqisė, duke ēuditur gjithė vendin, por edhe duke sjellė njė kėnaqėsi tė madhe tek dėgjuesit, tė cilėt e kanė pritur plot interesim kėtė risi kaq tė bukur e tė pėlqyer pa masė. Pas “startit tė mbarė”, Mazreku e ka vazhduar me sukses rrugėn e nisur, ka bėrė emėr e ka fituar nam si dhe ėshtė bėrė njė njeri i dashur e popullor,

tepėr i nderuar e i respektuar. Mirėpo, nuk ka vonuar shumė dhe, pėrbri tij, ėshtė shfaqur njė djalosh i ri dhe energjik, i cili ka ndenjur pranė dhe e ka ndjekur hap pas hapi. E, njė ditė, ka “guxuar” qė tė afrohet edhe te mikrofoni e tė flasė me zėrin e tij tė njomė, por tė bukur. Natyrisht kanė qenė vetėm 8-10 minuta, madje, nė njė ndeshje tė madhe tė kohės, midis dy mė tė mirave tė vendit – “Dinamos” e “Partizanit”, pėr finalen e Kupės sė Shqipėrisė, e zhvilluar nė Tiranė, nė Stadiumin Kombėtar “Qemal Stafa”,mė 29 nėntor tė vitit 1950 dhe qė ka pėrfunduar me fitoren e skuadrės sė re motake: “Dinamos”, 2-1. Kaq ėshtė dashur, sa pėr tė filluar e pėr tė hedhur hapin e parė, tė ndjekur mė vonė nga qindra e mijėra tė tjerė. Emrat e mėdhenj tė futbollit tonė tė kohės, Loro Boriēit, Refik Resmes, Rexhep Spahiut, Sllave Llambit, Vasif Biēakut, Qemal Voglit, Zihni Gjinalit, Skėnder Jarecit, Aristidh Parapanit, Xhevdet Shaqirit, Bet Vilės, Qamil Telitit, Pal Mirashit, Sabri Peqinit e tė shokėve tė tyre janė bėrė objekt i kronikave tė para tė Bellovės. Njė vit mė vonė ai ka cituar emrat e futbollistėve tė famshėm tė “Spartakut” tė ish-Bashkimit Sovjetik si Netto, Simonian, Salnikov, Paramanov, Tatushin e Iljin, pėr t’u pasuar nga qindra e mijėra tė tjerė nga tė katėr anėt e Shqipėrisė e nga mjaft vende tė ndryshme tė botės. Mė vonė “arshiva”, “enciklopedia”, dhe “arsenali” i Bellovės janė pasuruar me emra tė tjerė gjigandė e sugjestionues, tė cilėt u kanė dhėnė jetė, bukuri dhe emocione mė tė mėdha kronikave dhe komenteve tė tij



Nga “kabina primitive” dhe “prerja e gozhdėve”… nė Hanover, me Kancelarin

Bellova ėshtė nisur drejt kuotės “60 vjet nė mikrofon”. E nė kėto 6 dekada ai ka grumbulluar shumė pėrvojė, po edhe thasė tė tėrė me kujtime. Midis tyre shumė tė bukura e tė paharruara, siē janė p.sh. disa ndeshje tė Pėrfaqėsueses sonė e, sidomos, ato me gjermanėt; ndeshje tė kampionateve e kupave tė Shqipėrisė; ngjarje tė veēanta nga jeta e nė lloje tė ndryshme sporti etj.

Nė dhjetor tė vitit 1961, nė Stadiumin Kombėtar “Qemal Stafa”, luhej njė ndeshje e Kampionatit tonė midis “17 Nėntorit” tė Tiranės dhe “Traktorit” tė Lushnjės.

Ishte njė qamet i vėrtetė. Frynte erė e binte shi me gjyma. Mazreku i madh, duke transmetuar, e paraqet ndeshjen si njė “kombinim midis Futbollit e Waterpolos” dhe “sikur luhej, diku, nė Skandinavi”.

Gjatė pushimit, i them se “i duhej rėnė mė popullorēe”. Ai, jo vetėm qė s’ma prishi, por edhe mė nxiti e inkurajoi, qė unė ta thoja, ashtu si e mendoja dhe e dėshiroja.

- “Bėn ftohtė, frynn erė, bie shi. Ėshtė njė stuhi e vėrtetė. Duket sikur bien kėrcunj nga qielli. E fusha ėshtė bėrė si kėnetė. Vėrtetė ngatėrrohet futbolli me waterpolon. Nė kėto rrethana e kanė tė vėshtirė jo vetėm 22 futbollistėt, qė luajnė e gjyqtarėt e ndeshjes, por edhe unė e profesori, qė po transmetojmė nga njė kabinė primitive, ku mund tė presėsh gozhdė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės”…

Kaq ėshtė dashur, qė gjakrat tė nxehen. Kur ka mbaruar ndeshja, edhe “natyra ėshtė zbutur” e koha ka ēelur. Duke u nisur pėr nė shtėpi, si zakonisht, me profesorin pėr krahu, befasisht, jemi pėrballur me ministrin e brendshėm. I xhindosur e i nxirė nė fytyrė, mė ka ftuar me gisht tek sheshi, para stadiumit. “Ē’ qe ajo, qė na bėre”? – mė ka thėnė. “Pėrse bėhet fjalė, sh. Minister”? – e kam pyetur. Atėherė ėshtė tėrbuar akoma mė shumė dhe ka nisur tė ulėrijė: “Ore, teatėr kėrkon tė lozėsh dhe akoma nuk e merr vesh, qė mua mė kanė dėrguar tė tė vė hekurat” (dhe mė ka treguar prangat e varura te rripi, a thua se e kishte problem qė tė urdhėronte njė vartės tė vetin, pėr ta bėrė kėtė punė!?).

Mbasi ka folur edhe nja 4-5 minuta dhe na ka parė me profesorin tė trembur e tė shqetėsuar, duket e ka bėrė “zemrėn top” dhe ka thėnė: “Ik tani e hap sytė nė gazetė, se kėtė herė po e marr unė pėrgjegjėsinė”. Kėsisoj , me sa duket, u shmang njė …Spaē.

……………

Me futbollistėt gjermanė, mė kishte rastisur, jo vetėm t’shoėqėroja, por edhe tė qėndroja disa here e ditė me ta, nė vizitat e ndeshjet tona. Kėshtu ka ndodhur nė dhjetorin e 1967-s, mė 1971 e 1982. Kam qenė i pranishėm edhe nė Kaiserslautern, mė 1994. Mė 1998,sikurse dihet Kombėtarja jonė ėshtė ndeshur nė Hannover, me Pėrfaqėsuesen e Gjermanisė. Njė ditė para ndeshjes, kryeministri i Landit tė Niedersaksenit Shrėder na ka ftuar e pritur nė njė drekė madhėshtore gjithė drejtuesit e delegacionit shqiptar. Sapo ishte zgjedhurr edhe Kancelar i Gjermanisė e ishte para fillimit tė detyrės sė lartė. Kėshtu qė ishte i gėzuar shend e verė, po dhe tepėr entuziast pėr ndeshjen e radhės midis dy ekipeve tona.. Kemi bėrė shaka dhe ato i ka nxitur akoma mė shumė miku ynė Engelbert Nelle, kryetar i grupit parlamentar pėr sportet nė Bundestagun gjerman, po njėherazi, edhe Zėvendėspresident i Federatės Gjermane tė Futbollit.

Gjatė bisedės Shrėderi, me humor ka thėnė se :”Nesėr do t’ju shpartallojmė fare e do na paguani tė gjitha “gjynahet” e “borxhet” qė na keni , me nja 5-6 gola e ta mbani mend gjatė”. Ndėrkaq, unė kam ndėhyrė dhe me gjakftohtėsi, i kam thėnė: “Z. Kryeministėr! Ndeshja jonė nesėr do tė mbyllet me barazim, 3-3 dhe ju do tė ēmendeni nga nervozizmi”. Megjithėkėtė jemi ndarė shumė miqėsisht, pėr t’u parė tė nesėrmen, nė mbrėmje, nė stadium.

Nė tribunė jemi ndodhur jo shumė pranė dhe, kėshtu, nuk kemi mundur tė bisedojmė. Kemi ndjekur ndeshjen me interesim tė madh dhe jemi pėrfshirė nė ankth tė plotė e nė emocione tė jashtėzakonshme, tė krijuara nga ndeshja e rrjedha e saj dhe sidomos nga golat e shumtė. Kur ka ardhur barazimi 3-3 Kancelari ėshtė ngritur nė kėmbė dhe ėshtė larguar nga stadiumi, i nervozuar e i bėrė tym dhe pa e shijuar fitoren sensacionale, 4-3. Nuk e dij, nėse dhe ai, si shqiptarėt e mi, e ka mėsuar me vonesė rezultatin e kėsaj ndeshjeje historike!…



“Komentatori ynė”…

Pėr shumė vite me radhė njė nga emisionet mė tė bukur tė Radio Tiranės ka qenė, padyshim, “Rubrika Sportive, qė trasmetohej tė dielat nė mbrėmje, nė orėn 21.00. Shqiptarėt e kanė ndjekur me interesim tė madh kėtė emision dhe kanė bėrė vlerėsime superlative e kanė shprehur konsideratat mė tė larta pėr tė. Edhe sot e kėsaj dite ky emision kujtohet plot kėnaqėsi e nostalgji.

Ėshtė njė fakt i pamohueshėm qė atėherė, nė orėn e kėtij emisioni ndėrpriteshin udhėtimet e njerėzit ndalonin, kudo qė tė ishin. Bile nė atė orė ndalonte edhe puna e ndėpriteshin edhe dasmat, nė mėnyrė qė njerėzit tė ndiqin Rubrikėn Sportive! Ajo ishte tepėr informative, e pasur dhe e larmishme, duke pasqyruar gjithė jetėn sportive tė vendit. I inkluduar nė rubrikė ishte edhe komenti i futbollit, qė pėrbėnte “qershinė mbi tortė” apo “epilogun” e emisionit.

Mbasi ishte folur pėr veprimtaritė e ndryshme lokale e kombėtare dhe ishin dhėnė rezultatet e kampionateve tė basketbollit e volejbollit, vinte radha e sportit mė tė dashur e mė popullor – futbollit. Pastaj folėsja jepte temėn e materialit pasardhės dhe thoshte: “Rreth ndeshjeve tė javės “x” tė Kampionatit Kombėtar tė Futbollit”, “Mbi ndeshjen e Pėrfaqėsueses sonė me “y” apo “Rreth aktivitetit futbollistik tė javės” dhe e shoqėronte me tekstin: “Nė mikrofon komentatori ynė Ismet Bellova”. Nė ato ēaste, nuk pipėtinte asgjė dhe dukej sikur edhe ēdo frymėmarrje ndalonte! Ishte njė koment sa sportiv, aq edhe letrar, informues e pėrshkrues, me gjithēka brenda: hollėsitė e tė dhėnat pėr ndeshjet, rezultatet, golshėnuesit, bile edhe atmosferėn e, madje, edhe pėr kategorinė e dytė (sot e para), tė tretė e pėr tė rinjtė. Bashkėkohėsit e kujtojnė me respekt e nostalgji komentin sportive tė sė dielės nė mbėmje dhe thonė fjalėt mė tė bukura. Ishte njė “krijesė” e mrekullueshme e Mazrekut, tė cilėn Bellova e pėrsosi dhe e ēoi akoma mė pėrpara; e pasuroi dhe e zbukuroi, duke e ngjitur nė art, si njė poemė muzikore, qė kėnaqte mijėra zemra nė tė katėr anėt e vendit.



Autor librash e botimesh

Duke punuar pėr njė kohė tė gjatė nė sport – afro 6 dekada - ėshtė e kuptueshme se Ismeti ka grumbulluar njė pėrvojė tė madhe dhe ruan kujtime tė shumta e tė pashlyeshme nga kjo “jetėgjatėsi sportive”, qė pėrbėn njė tjetėr “rekord” mė vete e, njėherazi, edhe njė pasuri tepėr tė ēmuar e tė dobishme.

Dhe ajo, qė vlen tė theksohet, ėshtė se njė pjesė tė kėsaj pune e veprimtarie, tė kėtyre kujtimeve dhe temave interesante, qė pėrfshihen nė fushėn e sportit, ai i ka “regjistruar” nė kokė dhe i ka shkruar vazhdimisht nėpėr faqet e gazetave tė ndryshme, sidomos, tė atyre me karakter sportiv. Qindra e mijėra shkrime – lajme, informacione, artikuj, korrepondenca, reportazhe, portrete, profile etj. – me emrin e Ismetit janė botuar gjatė gjithė kėsaj periudhe, sa nė gazetat e kohės sė shkuar, me “nė krye” “Sportin Popullor”, aq edhe nė ato tė pas ’90-s. Por, veē “gjinive” tė mėsipėrme si dhe tė skenareve e teksteve pėr dhjetra shfaqje e spektakle sportive, komenteve, etj. Bellova ka shkruar edhe disa libra me tematikė tė ndryshme. Zanafilla e tyre ėshtė bėrė me disa libėrtha tė vegjėl e, bile, me bashkėautorė, si tė mirėnjohurit Skėnder Dedja e Lluka Heqimi, kushtuar temave e veprimtarive tė caktuara sportive si kampionateve botėrore e europiane tė futbollit, figurave tė mėdha e tė nderuara tė sportit tone etj. Kėto e broshura tė ndryshme si ajo, kushtuar zhvillimit tė lojėrave popullore apo mėsimit tė notit (“Tė mėsojmė notin”), janė pasuar mė vonė me libra tė tillė si “Eurofit e “Fjalor i termave sportivė” (gjithashtu me bashkėautorė), “Portierė tė mėdhenj”, “Dibra Sportive”, “Sport e Miqėsi” etj.



Libri i portierėve dhe kujtimi me Xoffin

Libri “Portierė tė mėdhenj”, kushtuar portrierėve tanė tė shquar Qemal Vogli e Perlat Musta, por edhe portierėve tė tjerė shqiptarė e atyre botėrorė, ka lindur si njė dėshirė e mikut tim tė vjetėr e tė paharruar, njeriut fisnik e human - Bajram Haxhiu, botues dhe pronar i shtypshkronjės sė mirėnjohur “Edlor”. Kur libri ėshtė bėrė gati pėr shtyp, na ka ardhur “oreksi” pėr njė parathėnie dinjitoze dhe kėtė e kemi siguruar, kur i jemi drejtuar Legjendės sė Madhe Dino Xoff, asokohe trajner i Pėrfaqėsueses italiane. Ai e ka pranuar me kėnaqėsi propozimin tonė dhe na ėshtė pėrgjigjur menjėherė. Kėsisoj “piaca” e librit ėshtė rritur shumė dhe kjo e ka zbukuruar sė tepėrmi atė. Nuk ka kaluar gjatė dhe ka ardhur momenti, qė ne tė takohemi me Xoffin e Madh. Nė Stadiumin Olimpik tė Romės, para ndeshjes “Lacio” – “Dinamo” e Kievit kollosin e portės italiane e kemi parė te holli kryesor i stadiumit dhe aty jemi takuar pėrzemėrsisht. Ai na ka rezervuar njė pritje tejet miqėsore tė gjithė “miqve tė Mikut tim Bellova”, duke na vendosur nė tribunėn qeveritare tė Olimpikut!

Para fillimit tė ndeshjes kemi kaluar disa ēaste tė bukura, ndėrsa nė mbrėmje kemi marrė pjesė nė njė darkė tė gėzueshme, sė bashku me Xoffin dhe disa miq nga “La Gazetta dello Sport”.

Edhe njė here Xoffi ka falenderuar pėr “librin e bukur kushtuar portierėve”…











“Shkencėtari” i sportit

Nė 15 vitet e fundit tė veprimtarisė sė tij Ismeti ka punuar nė Qendrėn Kėrkimore Shkencore tė Sportit, duke mbuluar problemet e zhvillimit masiv si dhe ato me karakter social tė sportit tone.

Detyra e re ka pritur nė gjirin e saj njė kuadėr tė sprovuar dhe me njė bagash e pėrvojė tė gjatė pune. I pėrgatitur mė sė miri, i kalitur e i formuar nė sektorė e “fronte” tė ndryshėm tė sportit tonė – mėsues, trajner, gazetar, organizator, drejtues e propagandist, ai ka ardhur nė Qendrėn Shkencore tė Sportit tonė me njė thes tė madh e tė mbushur plot dije, kulturė sportive, njohuri tekniko-profesionale si dhe me njė bilanc tė pasur pune, arritjesh e suksesesh tė gjithanshme.

Nė kėto rrethana “bashkėpunėtori i ri (i vjetėr) shkencor” i ka bėrė punės sė re njė start tė mbarė, duke e nisur atė plot vrull dhe entusiazėm dhe me dėshirėn pėr tė shkėlqyer edhe kėtu, po me ato ngjyra, sikurse edhe nė detyrat e tjera. Studime tė tilla, kushtuar “Zhvillimit fizik tė rinisė e popullatės”, “Lojėrave Popullore nė vendin tonė”, “Maketit tė Muzeut Kombėtar tė Sportit” e tė tjera si kėto, shoqėruar edhe me simpoziume, sesione shkencore, seminare, botime etj. – kanė pėrbėrė objektin kryesor tė punės dhe tė seksionit tė tij pėrkatės. E rėndėsishme ėshtė tė vihet nė dukje se nė tė gjitha detyrat e ngarkuara, kanė spikatur cilėsitė e mrekullueshme tė Ismetit: pasioni i zjarrtė, dėshira e madhe, vullneti i hekurt, vendosmėria e kėmbėngulja, ndėrgjegja e lartė, marrėdhėniet e shkėlqyera miqėsore e shoqėrore, plot dashuri e ngrohtėsi, me bashkėpunėtorėt e kolegėt, korrektesa etj. Njė karakteristikė e veēantė e dalluese nė punėn e tij ka qenė afrimi dhe aktivizimi i mjaft kuadrove e bashkėpunėtorėve nga tė katėr anėt e vendit, me tė cilėt janė bėrė punė tė mira e tė dobishme. Puna dhe veprimtaria e madhe dhe e gjithanshme studimore, krijuese dhe botuese e bashkėpunėtorit e punonjėsit shkencor Ismet Bellova ka mbartur e mbart vlera tė veēanta, edhe pse e pa vlerėsuar dhe e pa ēmuar si e sa duhet! E kjo, ndoshta, edhe pėr faktin se ai asnjėherė nuk ka rendur pas titujve e gradave shkencore!…



“Vullnetari i devotshėm e i pėrjetshėm”

Qė kur ka nisur rrugėn e sportit e, pse jo, dhe deri nė ditėt e sotme, puna e Bellovės nuk ėshtė shpėrblyer, thuajse, asnjėherė, sidomos, nė aspektin material e monetar. E nė kėtė vėshtrim ai ka mbetur njė “vullnetar i devotshėm e i pėrjetshėm”. Fakti, qė do tė pėrmendet mė poshtė, ndoshta, ėshtė mė domethėnėsi e mė kuptimploti, qė “vėrteton” devotshmėrinė e pėrjetshmėrinė e “vullnetarit shekullor” Ismet Bellova. Disa vite mė parė, nė njė sallė tė Akademisė sė Arteve, nė kryeqytet, ėshtė organizuar njė ceremoni festive, me rastin e 20-vjetorit tė emisionit “Nga njera ndeshje nė tjetrėn”, nė Radio Tirana – emisionit tashmė mė tė bukur e mė tė dėgjuar radiofonik nė tė gjithė historinė e radios shqiptare. Nė kėtė festė tė shėnuar kanė ardhur tė gjithė protagonistėt e emisionit, qė prej Fredi Ficos sė paharruar, nga Gjirokastra e deri tek mė i riu, me pėrjashtim tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm, qė ka gėzuar tėrė ato mirėsi e privilegje tė pamerituara, e megjithėkėtė “nuk e ka parė tė arsyeshme tė luante nga vendi atė prapanicė e kokė tė madhe, se kishte shumė punė e halle”, sidomos, i preokupuar pėr tė lyer me “ngjyra kohe” ambientet e RTSH (!). Por, ajo qė ka mė shumė rėndėsi tė kujtohet nga ajo festė, ėshtė “nderimi”, qė u ėshtė bėrė kėtyre njerėzve, duke i shėrblyer pėr kontributin e dhėnė pėr vite me radhė.

Dhe a e dini se ēfarė u kanė dhėnė? Njė pllaketė, nga mė tė thjeshtat e ordineret, qė mund tė ekzistojnė nė kėtė dynja! Akoma mė keq se nė tė ėshtė emri famėkeq i drejtorit, por qė nuk ka begenisur ta nėnshkruajė me firmėn e tij tė shėmtuar! Pėr tė mos e zgjatur, ky ėshtė i vetmi…“shpėrblim” i Radiotelevizionit Shqiptar pėr kontributin 59-vjeēar tė Ismet Bellovės!! Bellova, ndoshta, ka edhe ndonjė “kujtim” tjetėr, si ky i RTSH, qė pasqyron shpėrblimin e punės dhe tė kontributit prej vullnetari tė devotshėm e tė pėrjetshėm tė kėtij kuadri e veprimtari tė palodhur e tė pashoq. Sidoqoftė ai asnjėherė nuk ėshtė ndalur e frenuar nė punėn dhe veprimtarinė e tij fisnike, nė tė mirė tė sportit shqiptar.



“Kryetari” i familjes sportive

Ismet Bellova ėshtė njohur edhe si njė familjar shembullor e, bile, si njė “kryetar i dyfishtė familjesh” – i celulės sė ngrohtė e tė shenjtė familjare, por edhe i asaj sportive. Gruaja e paharruar, Hysnia dhe mjeshtėrja e madhe e basketbollit tonė, Bukuroshja. si dhe katėr djemtė: Sokoli, Edisoni, Armini dhe Enisi, kanė qenė kurdoherė dhe kanė mbetur “Adhuruesit e Shenjtė” tė Ismetit, pas Zotit e prindėrve si dhe njerėzit mė tė dashur e mė tė shtrenjtė. Po kaq ai ka dashur gjithmonė edhe dy motrat e katėr vėllezėrit e ēmuar, bashkė me njerėzit e tyre, fėmijėt, nipat e mbesat dhe gjithė tė afėrmit dhe tė dashurit e tjerė. Pėrherė e vazhdimisht ai ka rrezatuar dashuri tė zjarrtė e tė pakufishme dhe ka ushqyer ndjenjat mė tė pastra ndaj tyre. Ai i ka dashur ata pa masė, por edhe ata nuk kanė kursyer asgjė pėr tė. Familja Bellova, pėrveēse njė familje patriote, atdhetare, e ndershme, e shėndoshė dhe e konsoliduar qytetare, ėshtė edhe njė familje sportive nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Vetėm nga trungu i shtėpisė – Ismeti, bashkėshortja, Bukuroshja dhe dy djemtė, Sokoli dhe Enisi – kanė kryer studimet nė Institutin e Lartė tė Kulturės Fizike (sot AEFS “Vojo Kushi”); pra janė kuadro tė fizkulturės. E, po tė shtohen kėtu edhe tri mbesat: Mirela, Linda dhe Silvana, atėherė ky numėr ngjitet nė kuotėn 7 dhe, pa hezitim, me to mund tė krijohet fare mirė njė institucion i mirėfilltė fizkulture.

Ėshtė e kuptueshme se nė nxitjen dhe edukimin e pasionit e tė dėshirės pėr fizkulturėn e sportet tek njerėzit e tij tė dashur, Ismeti ka luajtur njė rol tė madh e vendimtar. Ai ėshtė frymėzuesi dhe edukuesi i tė gjithėve; ėshtė idhulli i tyre.

“Armata” e kėtyre kuadrove ėshtė bėrė, padyshim, edhe njė faktor tepėr i rėndėsishėm pėr ushtrimin dhe zhvillimin e sporteve, madje, jo vetėm nė gjirin e familjes, por edhe mė gjerė – nė tė gjithė farefisin, miqtė dhe tė afėmit, tė cilėt kanė “vėrshuar” masivisht nė sport. Bashkėshortja, “Roshja” e famshme e Tiranės, kapitenia e saj dhe e Kombėtares sonė pėr vite e vite me radhė, ka mbetur njė simbol nė basketbollin tonė. Po kėshtu edhe djali, Sokoli, ndėr tė shquarit e “Dinamos” e tė mjeshtrit Feti Borova, ka arritur deri nė Pėrfaqėsuesen e vendit, si pjesėmarrės nė veprimtari botėrore e europiane dhe nė kupat kontinentale, duke u aktivizuar edhe me “Partizanin” e “Dinamon”. Shembulli i tij ėshtė ndjekur nga vėllau mė i vogėl, Eni, qė u aktivizua me EDS-nė, “Studentin”, “Partizanin” e “Valbonėn”. Sportistė tė gjithanshėm kanė qenė edhe dy djemtė e tjerė: Edisoni, futbollisti i “Shpresės” dinamovite tė Faruk Sejdinit dhe Armini, basketbollist. Dy vėllezėr tė Ismetit - Telati e Zeno, kanė kontribuar si arbitra tė futbollit tonė kombėtar e, madje, i madhi, duke u renditur nė listėn e elitės tė kategorisė sė parė. Me sport ėshtė marrė edhe vėllau Bardhyl, duke u aktivizuar si hendbollist i kategorisė sė parė. Mbesa Mirelė ka veshur fanellat e “Partizanit” e tė Tiranės kampione si dhe atė tė Kombėtares sonė tė basketbollit, kurse Linda e Silva janė marrė me sportin e basketbollit. Kontributi i Bellovėve pėr sportin nuk ėshtė ndalur me kaq. Stafeta ka kaluar nėpėr duar tė tjera tė reja dhe ėshtė transmetuar tek pasardhėsit. Dy vajzat e vėllaut Ylli – Nensi dhe Xhesi kanė arritur tė fitojnė tituj kampioni nė not me moshataret e tyre nė Gjermani, kurse djali i Sokolit, Pepi, ka arritur tė lozė me Pėrfaqėsuesen e landit tė Esenit, nė basketboll, duke pasqyruar perspektivė e nivel tė kėnaqshėm.

Dhe thoni se Bellova nuk ka tė drejtė tė krenohet me tėrė kėta njerėz, qė i ka dhuruar sportit shqiptar, duke dhėnė kėshtu njė kontribut tė ēmuar, nė tė mirė tė zhvillimit e pėrparimit tė tij?

A nuk ėshtė ai njė “kryetar” i njė familjeje tė vėrtetė sportive?



Qytetari model

Midis qytetarėve shembullorė e model tė vendit tonė, i kulturuar e i kompletuar me tė gjitha cilėsitė e virtytet e larta, pa asnjė mėdyshje, do tė meritonte tė bėnte pjesė edhe Ismet Bellova. Gjatė gjithė jetės sė tij Ismeti ėshtė pėrpjekur tė jetė njė qytetar i denjė i vendit tė vet – duke respektuar Kushtetutėn dhe ligjet e regullat e shtetit e tė shoqėrisė; tė jetė sa mė i edukuar, i kulturuar e i arsimuar; i sjellshėm e korrekt nė tė gjitha drejtimet dhe me tė gjithė – kudo e kurdoherė. Vazhdimisht Bellova ka pasqyruar cilėsi e virtyte tė larta dhe ka gėzuar respektin e simpatinė e tė gjithė bashkėqytetarėve. Dhe pikėrisht pėr kėto cilėsi ai ka fituar dashurinė e tė gjithėve – mė tė rriturve, moshatarėve e kolegėve, por edhe tė rinjve e tė rejave, nxėnėsve e fėmijėve. Ai ėshtė bėrė i dashur e i respektuar, sepse ka ditur gjithnjė tė transmetojė e ushqejė dashurinė e respektin mė tė thellė pėr tė gjithė. Tė gjithė ata, qė e kanė njohur Ismetin; qė kanė punuar e jetuar me tė e pranė tij, kanė parė tek ai pasqyrėn e ndritshme tė njeriut tė mirė, tė urtė, tė menēur e tė dashur – qytetarin model, me tė gjitha tė mirat e Zotit.



Kryetari human e zemėrmirė

Kanė kaluar mė shumė se 15 vjet, qė nga ajo ditė kur tek ne ka filluar njė lėvizje interesante sportive, krejt e veēantė dhe speciale, siē ėshtė ajo, qė merret me njerėzit me aftėsi tė kufizuara dhe zhvillim tė vonuar mendor. Ka qenė pranverė e vitit 1994, kur njė grup njerėzish, me nė krye tė paharruarin Arben Jorgoni, janė mbledhur tek Ministria e Punės dhe Ēeshtjeve Sociale, nė Tiranė. Midis tyre edhe Ismet Bellova e Astrit Zhorda, madje, iniciatorė e kontribues. Me kėtė rast ėshtė krijuar njė organizėm i posaēėm: Komiteti Olimpik Special. Po ato ditė ėshtė zhvilluar edhe veprimtaria e parė: Olimpiada e parė Speciale.

Deri kėtu, sigurisht, nuk ka asgjė tė keqe e pėr t’u ēuditur. Pėrkundrazi, gjithēka ėshtė e bukur, fisnike e njerėzore dhe, prandaj Ismeti e kujton me nostalgji e kėnaqėsi atė kohė e atė ngjarje.

Qė atėherė e deri nė ditėt e tanishme Olimpiku Special Shqiptar ėshtė rritur e zhvilluar sė tepėrmi dhe lėvizja sportive, e lindur nė atė pranverė demokratike, ėshtė zgjeruar e ka ecur pėrpara, duke pėrfshirė masa pėrherė e mė tė gjera njerėzish.

Dhe ajo, qė ka rėndėsi tė theksohet, ėshtė se Bellova ka qenė e ka mbetur “motorri” i lėvizjes, shpirti dhe zemra e saj. Edhe pse mosha ka bėrė tė vetėn e gjendja shėndetėsore ka kaluar permes problemesh tė ndryshme, pėrsėri ai pėrpiqet tė jetė po aq vital e dinamik, duke i dhėnė gjallėri lėvizjes dhe pjesė nga vitaliteti e dinamizmi i tij.

Aktualisht Ismet Bellova ėshtė President i Olimpikut Special Shqiptar, si njė kryetar human dhe zemėrmirė.



“Pionier” i Fair Play-it

Vitet e fundit nė botėn sportive ka lindur njė lėvizje e re, e cila mbart nė brendėsinė e vet njė mision tė shenjtė e fisnik, duke synuar ruajtjen e qėllimeve tė larta tė sportit – pastėrtinė dhe ndershmėrinė e tij. Ėshtė fjala kėtu pėr Fair Play-in, kėtė “devizė”, qė karakterizon gjithė sportin botėror dhe qė kėrkon e synon pastėrtinė dhe zhvillimin e ndershėm tė tij, nė kundėrshtim e, bile, nė luftė tė ashpėr me shfaqjet e papėlqyeshme, siē janė dhuna e agresiviteti, racizmi, droga, mosrespektimi i gjyqtarėve etj.

Lėvizja e re ka ardhur menjėherė edhe nė sportin shqiptar, madje, qė nė hapat fillestarė tė saj, duke patur Ismetin, si njė ndėr protagonistėt e parė dhe mbėshtetės kryesor i z.Vejsel Rizvanolli, atėherė zėvendėsministėr i sporteve dhe iniciator i krijimit, pėrhapjes e zhvillimit tė Fair Play-it nė vendin tonė. Si rrjedhojė, tek ne, ėshtė krijuar edhe organi pėrkatės i kėsaj lėvizjeje: Komiteti Kombėtar i Tolerancės dhe Fair Play-it, i pėrbėrė nga mjaft emra dhe figura tė shquara tė sportit e tė disa fushave tė tjera, si tė paharruarit Azem Hajdari, Vebi Velija e Refik Resmja, Drejtori i Pėrgjithshėm i Radiotelevizionit Shqiptar, Lulzim Pollo, mjeshtėrja e madhe e sportit tonė Ela Tase etj. Nė krye tė kėtij Komiteti ėshtė vėnė Mėsuesi i Popullit Ismet Bellova, njė personalitet i njohur e i nderuar i sportit shqiptar.


--------------------
Katnaria oshte e pafajshme( Qazim Mulleti)
Go to the top of the page
 
+Quote Post
post
Post #


Reklama google!


Group: Bot

Joined: Today, 22:14:22




Go to the top of the page
 
Quote Post

Collapse

> Similar Topics

  Topic Title Replies Topic Starter Views Last Action
No New Posts Go to first unread Shqiptaret ne INTERPOL
Jeni kurioz te dini se cilet shqiptare i kerkon Interpoli?
7 kati 2,976 27th June 2008 - 11:00 AM
Last post by: i love albania
No new Go to first unread Shqiptare qe i njeh bota !
Nga fusha te ndryshme...
26 Angel 9,302 1st November 2007 - 07:57 PM
Last post by: ILIRIA
No New Posts Go to first unread Shqiptaret e duan...
0 Posejdoni 1,367 22nd April 2007 - 08:59 PM
Last post by: Posejdoni

Reply to this topicStart new topic
1 User(s) are reading this topic (1 Guests and 0 Anonymous Users)
0 Members:

 

RSS Lo-Fi Version Time is now: 22nd September 2014 - 10:14 PM
Design by: Skins for IPB & eBiz Talk
 

MKPortal M1.1.2b ©2003-2007 mkportal.it